Maqedoni
Gjendet një person i vdekur në rrugën Demir Kapi - Negotinë
22.08.2016 12:48
Një person i vdekur është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Demir Kapi - Negotinë, kumtoi Anita Stojkovska, zëdhënëse e MPB-së Veles...

"Mëngjesin e sotëm, në ora 5:40 në Stacionin policor Negotinë është denoncuar se në aksin rrugor Demir Kapi - Negotinë, në afërsi të vendit të quajtur "Przhdevski spomenik" është gjetur një person i pajetë. Momentalisht kryhet ekspertizë në vendngjarje", informoi Stojkovska.
Ajo theksoi se tash për tash nuk mund të jepen më shumë hollësi për rastin.Mia
