Mbyllet Olimpiada e 31-të, historike për shqiptarët dhe Kosovën
Stuhia tropikale dhe ndjenja e melankolisë, por edhe e krenarisë...

Stuhia tropikale dhe ndjenja e melankolisë, por edhe e krenarisë, e shënuan ceremoninë e mbylljes të Lojërave Olimpike Verore, “Rio 2016”, të 31-tat me rradhë, të cilat prej 5 e deri më 21 gusht u zhvilluan në kryeqendrën braziljane.
Tani më është pas nesh, olimpiada e parë e organizuar në Amerikën Latine, që para fillimit të saj ishte e shoqëruar me shumë polemika dhe para se gjithash shqetësime, rreth asaj se si Brazili, në krizë të thellë ekonomike, do të organizoj ngjarjen më të madhe sportive, që mbahet njëherë në katër vite.
Në 17 ditët e mundimshme, qyteti i Rio de Janeiros, tejklaoi problemet fillestare me stadiumet boshe, frikën nga siguria dhe gjithë këtë, në fund e mbaroi dhe festoi me një karneval të vërtet në ceremoninë e mbylljes të Lojërave, në të cilën në mënyrë simbolike, flamurin olimpik ia dorëzoi Tokios, qytetit nikoqir të Olimpiadës së ardhshme, vitin 2020.
Më pas, njeriu numër një i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i shpalli edhe zyrtarisht të mbyllura këto Lojëra, duke shpresuar që ato do të lënë një shenjë të përhershme në qytetin e 12 milion banorëve, qytet i cili do të mbetet në kujtime të mira të shqiptarëve anembanë botës, pasi pas Los Angelosit dhe vitit 1984, na solli edhe medaljën e dytë të artë olimpike.
Atë që e bëri Shaban Tërstena në mundje para 32 vitesh, e përsëriti Majlinda Kelmendi në xhudo, edhe ate në paraqitjen debutuese të Kosovës, në veprimtarinë më të madhe sportive.
Pejanja 25 vjeçare, natën e shtatë gushtit, na bëri krenarë gjthtë shqiptarët anembanë botës, duke dëshmuar edhe njëherë se ajo, përmes sportit, momentalisht është ambasadorja më e denjë e popullit mbarëshqiptarë dhe shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Kosova, në këtë olimpiad debutuese, u prezantua edhe me shtatë sportistë të tjerë, që nuk arritën ndonjë rezultat për tu vequar, ngjashëm si edhe Shqipëria dhe Maqedonia, në përjashtim të peshëngritësit Briken Calja, I cili në peshën 69 kg, fillimisht u rëndit e gjashti, që më pas, fituesi I medaljes së bronztë, Izat Artikov nga Kirgistani të rezultoj pozitiv në kontrollin antidoping, gjë që I mundësoi peshëngritësit tonë, përfundimisht të rradhitet në pozitën e lartë, të pestë. Te Maqedonia, në mesin e gjashtë përfaqësuesve, ishte edhe shqiptarja e vetme, Drita Islami, e cila garoi në 400 metra me pengesa dhe u rradhit e shtata në baterinë e saj, apo gjithsej e 44-ta nga gjithsej 47 garuese.
Sa i përket totalit të medaljeve të fituara, edhe këto Lojëra të 31-ta i takuan plotësisht amerikanëve, që fituan gjitshej 121 medalje, 46 të arta, të fundit në basketboll, ku `ekipi i ëndrrave` deklasoj Sërbinë, 37 të argjendta dhe 38 të bronzta. Britania e Madhe regjistroi suksesin më të madh në histori, duke u rradhitur e dyta, me gjisthej 67 medalje, 27 të arta, ndërsa Kina, në total kishte gjithsej 70 medalje, por një më pak të artë se Britania dhe për këtë aryse u rradhit e treta në fund. (Mustafa Ademi, TVM2)
