Maqedoni
Derivatet e naftës, prej mesnatës rriten çmimet për 2 denarë
22.08.2016 14:15
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shpalosur sot çmimet e reja dhe duke filluar nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta...

Për benzinën dhe për naftën çmimi rritet me nga dy denarë për litër. Rritje do ketë edhe kështu: Eurosuper BS-95 do të shitet me çmimin e ri prej 61,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet me çmimin e ri prej 63,5 denarë për litër, Eurodizel do të shitet me çmimin e ri prej 48 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shitet me çmim të njëjtë, pra 36,5 denarë për litër.
