Botë

Bagdad, arrestohet 13-vjeçari me jelek eksplozivi në trup

22.08.2016 14:35

Policia irakiane ka arrestuar një 13-vjeçar i cili mbante një jelek me eksploziv në trupin e tij....

I mituri, i veshur me një fanellë të ekipit të Barcelonës, u kap në flagrancë përpara se të aktivizonte lëndën shpërthyese.

Mediat e huaja raportojnë se fëmija 13-vjeçar po planifikonte të vetëhidhej në erë pranë një xhamie shiite në qytetin Kirkuk, në veri të kryeqytetit Baghdad.

Forcat irakiane arritën ta ndalojnë në kohë dhe më pas kryen shpërthimin e telekomanduar të jelekut me eksploziv.

Arrestimi i fëmijës kamikaz vjen një ditë pas masakrës në Turqi, ku një tjetër i mitur u vetëhodh në erë gjatë një dasme në qytetin me shumicë kurde, Gaziantep, duke shkaktuar 54 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.