Maqedoni
LSDM vazhdoi fushatën në Kërçovë
09.04.2014 18:32
Kandidati Presidencial, Stevo Pendarovski, mbrëmë prezantoi platformën e tij në qytetin e Kërçovës...

Kandidati Presidencial, Stevo Pendarovski, mbrëmë prezantoi platformën e tij në qytetin e Kërçovës. 13 prilli është koha e qytetarëve për të hapur një faqe të re në historinë e Maqedonisë.
Unë do të punoj për të korrigjuar padrejtësitë që po ndodhin në vend, për mua të gjithë do të jenë të barabartë, pa dallim se anëtar i cilës partie do të jenë, detyra që ia kam vënë vetes është që vendi të marrë një pasqyrë të re në skenën politike, prandaj për zbatimin e këtyre principeve janë të nevojshme ndryshime të menjëhershme. Qytetarëve të Maqedonisë iu është ofruar kjo shans më 13 prill, tha në fjalimin e tij kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
“Ju më së miri e dini dallimin për fat të mirë, politika e keqe në vitet e fundit ka prishur bashkëjetesën ndëretnike në vend. Kërçova dhe rrethinat e saj kanë vlerat e saj, koncepti im është në radhë të parë qytetari, unë do të jem presidenti i cili do të respektojë çdo person dhe do t’i ndihmoj të gjithë qytetarët e këtij vendi në çdo pikëpamje, rinia në mandatit tim do të jetë grupi i synuar, ata do të kenë përkrahjen time të plotë në çdo fushatë të jetës. Maqedonia ka nevojë për fytyra të reja, për një politikë të re, një fillim të ri, që vendi ynë hap pas hapi të ecë para. Maqedonia nuk mund të ecë para nëse nuk mendon për të gjithë qytetarët njësoj”, deklaroi kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski vlerëson se çështja e emrit është një çështje madhore, e cila nuk mund të zgjidhet vetëm nga një njeri apo subjekt politik. Emri një ndër problemet më të mëdha që ka pasur Maqedonia nga vitet 90 –ta, e deri më sot. Ai që ju ka thënë se mund të zgjidhet ky problem brenda ditës, ju ka gënjyer. Problemi me emrin mund të zgjidhet vetëm me konsensus shtetëror, në mesin e të gjitha palëve, pasi me referendum nuk mund të kalojë asnjë zgjidhje me 900 mijë vota. Maqedonia nuk mund të ecë para nëse nuk mendon për të gjithë qytetarët njëjtë, vlerëson Pendarovski.
Qytetarët e Maqedonisë masovikisht duan të marrin pasaportë bullgare, sepse është e vetmja mënyrë për të shkuar në Evropë, për të fituar për jetesë. Maqedonia ka nevojë për fytyra të reja, për një politikë të re, një fillim të ri, që vendi ynë hap pas hapi të ecë para. Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve, duke u premtuar atyre se do t’ju kushtojë vëmendje problemeve të cilat e mundojnë Maqedoninë, me përkushtim të veçantë të ekonomisë, demografisë dhe demokracisë.
Gjithashtu ai theksoi se nëse ai zgjidhet për president, do të jetë një nga politikanët e parë i cili nuk do të ketë sigurim, sepse siç tha ai, nuk ka gabuar ndaj askujt në jetë dhe ky është shkaku që mund të shëtitet dhe të flejë i qetë edhe si president. Ai gjatë takimeve me qytetarë ka thënë se pushteti duhet t’i shërbejë popullit dhe jo populli t’i shërbejë kryeministrit. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
