Maqedoni

Ministri Kuçi u takua me ambasadorin e ri hungarez Duks

22.08.2016 14:46

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, sot u takua me ambasadorin e ri të Republikës së Hungarisë në Maqedoni, Laslo Ishtvan Duks...

Gjatë takimit, ministri Kuçi uroi ambasadorin Duks për emërimin në vendin tonë, duke vënë në dukje se Maqedonia dhe Hungaria kanë bashkëpunim intensiv ekonomik, sidomos pas nënshkrimit marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, që konfirmohet me mbajtjen e tri mbledhjeve të Komisionit të përbashkët, bazuar në të njëjtën marrëveshje.
 
Gjatë takimit, ambasadori Duks informoi ministrin Kuçi se një kompani e madhe shtetërore hungareze ka shprehur interesim për ndërtimin e linjës së transmetimit Manastir-Elbasan, si dhe për ndërtimin e Parkut të Parajsës në Shkup.
 
Ambasadori Duks njoftoi edhe për lëshimin e një linje fluturimi të drejtpërdrejtë Budapest-Shkup-Budapest nga Kompania me buxhet të ulët, Wizz Air.
 
Maqedonia dhe Hungaria deri tani ka mbajtur tri takime të komisioneve të përbashkëta, ndërsa kanë zhvilluar edhe një forum biznesi në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar nga agjencitë e investimeve të të dy vendeve.
 
Përveç kësaj, dy vendet kanë nënshkruar edhe tre memorandume të reja për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit dhe menaxhimit të ujërave.