Botë
Dëme të mëdha materiale nga stuhia e mbrëmshme në Kroaci
22.08.2016 19:21
Stuhia, që gjatë natës përfshiu bregdetin kroat të Adriatikut, shkaktoi dëme të mëdha materiale...

Stuhia, që gjatë natës përfshiu bregdetin kroat të Adriatikut, shkaktoi dëme të mëdha materiale, pemë dhe degë të bartura nga era e vështirësuan komunikacionin në disa pjesë të qytetit Split dhe shkatërruan disa automjete, kumtoi "Jutarnji List".
Në Zarë (Zadër) rrugët janë vërshuar, ndërsa për shkak të erës së fuqishme, shërbimet e shpëtimit kanë marë disa sinjale për ndihmë nga barkat, të cilët kanë mbetur në det.
Në disa vende gjatë natës reshjet kanë arritur deri në 90 litra në metër katror, ndërsa në afërsi të Loshnjit ka pasur breshër në madhësi të kokrës së arrës.
Në Shibenik temperaturat kishin një ulje për 20 gradë, në Zarë dhe Split është 21 gradë, ndërsa në Dubrovnik 25 gradë./mia
