Botë
Nëntë persona janë bllokuar në Rumani
22.08.2016 20:03
Nëntë persona janë bllokuar në një shpellë të përmbytur në Rumani, ndërsa vazhdon aksioni i shpëtimit, transmeton BTA...

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në shpellën Huda Lui Papaera në malin Traskiu, që është pjesë e Karpateve Perëndimore.
Nëntë persona kanë mbetur të bllokuar sot pasdite në këtë shpellë, pasi që shiu i rrëmbyeshëm ka shkatuar dallgë e cila e ka vërshuar hyrjen dhe brendësinë e shpellës dhe njerëzit nuk mund të dalin, njoftoi Inspektoriati për situata të jashtëzakonshme në qarkun Alba. Dy prej të bllokuarve janë shpelleologë me përvojë.
Konfigurimi i shpellës mundëson që njerëzit të strehoen brenda, tha zëdhënësja e Inspektoriatit, Alina Maresku. Deri tani, megjithatë ekipet e shpëtimit nuk kanë vendosur lidhje me personat e bllokuar./mia
