Botë

Rusia i ndërpreu sulmet ndaj SHI-së në Siri nga baza iraniane

22.08.2016 20:43

Teherani zyrtar kumtoi se Rusia për një kohë të caktuar, e ka penguar shfrytëzimin e një baze ajrore iraniane...

Teherani zyrtar kumtoi se Rusia për një kohë të caktuar, e ka penguar shfrytëzimin e një baze ajrore iraniane për sulme ajrore në Siri.
 
"Ky ishte një mision specifik i miratuar dhe ai tani për tani ka përfunduar", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Kasemi.
 
Sipas tij, misionet e tilla të ngjashme do të varen nga situata në rajon.
 
Të martën e kaluar, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se aeroplanët bombardues të tipit "Tuponjev-22M3" dhe aeroplanët luftarak nga tipi "Suhoj-34", kanë bërë caqe në Siri, duke fluturuar nga baza ushtarake iraniane "Shahid Nojeh", afër qytetit lindor iranian Hamedan.
 
Ky ishte rasti i tillë i parë nga fillimi i sulmeve ajrore ruse ndaj caqeve të SHI-së dhe të grupeve të ndryshme terroriste në territorin sirian, sulmet të kryhen nga territori i vendit të tretë dhe rasti i tillë i parë për Rusinë dhe Iranin, pas Luftës së Dytë Botërore.
 
Sekretari i Këshillit iranian për siguri kombëtare Ali Shamkani e theksoi këtë si shembull për "bashkëpunim strategjik" të Iranit dhe të Rusisë.
 
Në një intervistë për televizionin shtetëror në Teheran, ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral Hosein Dagan sqaroi sot se Rusia e ka shfrytëzuar bazën një kohë të shkurtër edhe për "nevoja specifike" duke reaguar në situatën e përcaktuar në Siri.
 
Gjenerali Dagan shprehu pakënaqësi që Moska e zbardhi rastin për operacionin, derisa Teherani në fillim ka heshtur për këtë, duke e quajtur si lëvdatë dhe shembull për mënyrë jo xhentile./mia