Maqedoni

VMRO-DPMNE mbajti tubim në Kavadar

09.04.2014 18:42

Hapja e vendeve të reja të punës, investime të reja, janë ende prioritet i VMRO-së, ka deklaruar lideri i VMRO-së...

Hapja e vendeve të reja të punës, investime të reja, janë ende prioritet i VMRO-së, ka deklaruar lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, në mitingun e mbrëmshëm në Kavadar.
 
Sipas tij, do të investohet rreth 10 milion euro në hapjen e vendeve të reja të punës, hapjen e një çerdhe për fëmijë, do të hapen salla të reja sportive, sikurse edhe teren modern për futboll. Do të ketë rikunstruime të reja nëpër shkolla fillore dhe të mesme. Vazhdojmë të punojmë me intensitet të njëjtë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
 
Kjo garniturë e re politike solli një moto të re në politikë, vepra dhe jo fjalë, është shprehur lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski. Kjo politikë mbështet në besimin te të afërmit, njëherit te shokët dhe te e gjithë popullata. Ne dalim me platformë të qartë para popullatës dhe kjo na dallon prej oponentëve  politik, jemi të sinqertë me ta, ndaj e kemi besimin e tyre, kjo është me sa duket që LSDM–ja nuk e ka kuptuar për vite me radhë, ndaj qytetarët e kanë dënuar në zgjedhje.
 
Duhet të fitojmë edhe me rezultat më të thellë në këto zgjedhje, që mos të na kushtëzojë BDI-ja me dy gjuhësinë në gjithë territorin e Maqedonisë, as me president konsenzual, duam mbështetjen tuaj që t’i realizojmë edhe 2046 projekte të reja.
 
Për liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, kryeministri maqedonas porositi se e ka kapluar frika se tek ai fshihet një njeri i vogël.
 
“Tek Zoran Zaev fshihet një njeri i vogël, por bërtitjen e ka që ta fsheh atë frikë nga ai njeriu i vogël që mban në vete, është një psikologji e pastër, më rëndësi është se nuk ka program zgjedhor, as që bëhet fjalë që mund të krahasohet me këtë që prezantojmë ne këtu para jush, ndërkohë pretendon me të bërtitur t’i fitojë zgjedhjet, është i vetmi person në botë që vetë promovohet për premierë, nëse vazhdon kështu mua nuk do të më habiste fakti që të promovohet edhe si mbret nesër, nëse mundet të promovohet si kryeministër, pse jo nesër si mbret”, deklaroi lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski.
 
Fitorja është e pa diskutueshme kur jemi të bashkuar, porositi kandidati për kryetar të Maqedonisë nga radhët e VMRO-së, Gjorge Ivanov.
 
“Do të vazhdojmë të punojmë si ekip, të punojmë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sepse i dimë nevojat e tyre, e dimë çka duan qytetarët e Maqedonisë, duan jetë të qetë, të rehatshëm dhe të pasur, duhet gjithsecilit t’ia lejojmë të arrijë në jetë, secili t’i kultivojë traditat e veta”, tha kandidati për kryetar shteti i VMRO-së, Gjorge Ivanov.
 
Ndërkohë bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Stavrevski, tha se në të kaluarën ka qëndruar në Kavadar për të hapur fabrika, por gjithashtu ka ardhur kur vreshtarët e kësaj ane janë përballur me vështirësi. (Memedali Jusufi, TVM2)