Botë

Dyzetë viktima nga vërshimet në Indi

22.08.2016 21:00

Së paku 40 veta kanë humbur jetën, ndërsa mbi 600.000 janë evakuuar për shkak të reshjeve të bujshme dhe vërshimeve...

Së paku 40 veta kanë humbur jetën, ndërsa mbi 600.000 janë evakuuar për shkak të reshjeve të bujshme dhe vërshimeve, që goditën pjesë të mëdha të Indisë Qendrore dhe Lindore.
 
Reshjet e bujshme disaditore sollën rrezikun e rritjes së nivelit të ujërave të lumit Gang dhe të degëve të tij në rreth 20 vende në shtetet indiane Bihar, Utar Pradesh dhe Madhija Pradesh.
 
Armata u përfshi në evakuuimin e njerëzve nga rajonet e vërshuara.
 
Meteorologët parashohin se reshjet e bujshme do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme./mia