Botë
Slloveni: Një sulm i armatosur në spital, dy persona janë vrarë
22.08.2016 21:37
Dy persona janë vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmit të sotëm në spitalin e përgjithshëm...

Dy persona janë vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmit të sotëm në spitalin e përgjithshëm, në Izola në Slloveni, kumtoi policia Kopra.
Sipas informacioneve të deritanishme për incidentin i cili ka ndodhur rreth orës 15:00, janë vrarë një polic dhe sulmuesi, përderisa një polic tjetër është në gjendje kritike.
Detajet nga incidenti tani për tani nuk bëhen të ditura, por mediat sllovene theksojnë se sulmuesi ka shtënë në drejtim të dy policëve dhe një mjeku dhe se pastaj atë e ka vrarë policia.
"Jutarnji list" thekson se një dëshmitar ka kumtuar se janë dëgjuar të shtëna të pesë plumbave.
Sipas informacioneve të para, sulmuesi së pari ka shtënë në dhomën e pritjes në sektorin e syve në spital, ndërsa gjoja fillimisht është qëlluar mjeku-urolog. Në sallën e pritjes është krijuar panik, ndërsa sulmuesi kishte tentuar të ikë. Një dëshmitar i ngjarjes ka pohuar se policia e ka qëlluar sulmuesin kur ka hyrë në automjetin e tij në tentim për të ikur.
