Maqedoni
Mot i vranët, herë pas herë me shi dhe bubullima
23.08.2016 09:08
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, në disa vende kryesisht i vranët dhe më i freskët...

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, në disa vende kryesisht i vranët dhe më i freskët, me reshje lokale të shiut me intensitet të ndryshueshëm, të përcjella me bubullima të rralla dhe me erë veriore të përforcuar. Temperatura e ajrit do të jetë dukshëm më e ulët në krahasim me ditët paraprake.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë dukshëm më i vranët, mjaft i freskët dhe me erë të forcuar veriore. Do të ketë kushte edhe për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
UV indeksi do të arrijë 4.
Mot i ngjashëm ndodh edhe të mërkurën, ndërsa të enjten do të ketë stabilizim të motit me rritje graduale të temperaturës së ditës./Mia
