Maqedoni

BDI mbajti tubim në Dibër

09.04.2014 18:48

Me përkrahjen e shqiptarëve më 27 prill, BDI do të sigurojë ndikim më të fuqishëm në qeverinë e ardhshme, por dhe përparim në integrimet euroatlantike...

Me përkrahjen e shqiptarëve më 27 prill, BDI do të sigurojë ndikim më të fuqishëm në qeverinë e ardhshme, por dhe përparim në integrimet euroatlantike. Kështu u shpreh kryetari i partisë dhe njëherit kryesues liste në njësinë 6, Ali Ahmeti, gjatë tubimit në qytetin e Dibrës.
 
Ai gjithashtu tha se BDI nuk është ndërtuar mbi një platformë egoiste apo të veçantë, apo vetëm për komunitetin e vet. Ne nuk kërkojmë mandate për të sunduar të tjerët.
 
Ne kërkojmë mandate dhe u drejtohemi shqiptarëve që të vazhdojmë rrugën njëdekadëshe në avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Ne nuk kërkojmë mandate që të margjinalizojmë dikë në Parlamentin e Maqedonisë. Ne kërkojmë mandate për një arsim më të mirë, shëndetësi më të  mirë. Mandate për të hapur vende të reja  të punës, pasi ky është vendi ynë. 
 
“Ne duam që këtë vend ta integrojmë bashkërisht në Evropë, pasi të ndarë nuk mund të shkojmë atje. Ne duam integrim në NATO, pasi vetëm një komunitet nuk mund ta bëjë këtë. Ne kërkojmë zgjidhje për të gjitha çështjet. Kur kemi kërkuar përkrahjen e dibranëve, ajo vërtet s’ka munguar. Por sot ajo është edhe më e fortë dhe më e organizuar. Po dëgjoj dhe përcjell fushatat e të tjerëve, po dëgjoj me kujdes të gjitha programet dhe platformat e partive garuese ne këto zgjedhje, me qëllim që të kristalizoj edhe më shumë bindjet, por edhe qëllimin se çfarë i duhet ofruar elektoratit shqiptar, por edhe të gjithë të tjerëve. BDI nuk është ndërtuar mbi një platformë egoiste apo të veçantë, apo vetëm për komunitetin e vet. Ne nuk kërkojmë mandate për të sunduar të tjerët. Ne kërkojmë mandate dhe u drejtohemi shqiptarëve që të vazhdojmë rrugën njëdekadëshe në avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Ne nuk kërkojmë mandate që të margjinalizojmë dikë në Parlamentin e Maqedonisë. Ne kërkojmë mandate për një arsim më të mirë, shëndetësi më të  mirë. Mandate për të hapur vende të reja  të punës, pasi ky është vendi ynë”, deklaroi kryetari i Partisë dhe njëherësh kryesues liste në njësinë 6, Ali Ahmeti.
 
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 6, Musa Xhaferi, para të pranishmëve tha se jemi këtu që të vazhdojmë amanetet e tyre, të cilat që nga viti 2002 po avancojnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, si të drejta autoktone dhe të bazuar në të drejtën evropiane. Ne ndodhemi në rrethana më specifike, duke pasur parasysh se të drejtat tona janë mohuar ndër shekuj. Të gjitha këto janë të sublimuara në platformën e BDI-së dhe tash me të drejtë mund të themi se këto zgjedhje janë të një rëndësie si ato të vitit 2002.
 
“Le të orientohemi kah BDI për të kërkuar që të vazhdojnë proceset evropiane dhe euro-atlantike. Ne do të bindim të gjithë se kjo politikë nuk është kundër askujt. Ne jemi për pajtim ndëretnik dhe ne me këmbëngulje do të insistojmë që ato t’i marrim përmes debatit në Parlament”, u shpreh bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 6, Musa Xhaferi.
 
Edhe kryetari i DR-së, Kastriot Haxhirexha, para dibranëve siguroi se përderisa popullin e udhëheq një garniturë politike siç është BDI, lumin Radika nuk do të mund ta dëmtojë askush. 
 
“Të dashur bashkëqytetarë të Dibrës, ne sot kemi fatin që udhëhiqemi nga personalitete të cilët ne i njohim që nga vitet 1970, që në kohën kur vepronim si ilegal. Bashkëqytetarë të mi, të jeni të sigurt se përderisa ne kemi krah nesh personalitete si Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, por edhe të tjerë, Radikën nuk ka bir nane që mund ta kthejë”, tha kryetari i DR-së, Kastriot Haxhirexha.
 
Para qytetarëve të Dibrës, fjalime kanë mbajtur edhe kandidatët për deputet të zonës zgjedhore numër 5 dhe 6, si dhe kryetari i shtabit zgjedhor në Dibër, njëherit edhe kryetari i këtij qyteti, Ruzhdi Lata, i cili ka apeluar për bashkim të qytetarëve të Dibrës, duke i siguruar se  integrimi në BE mund të zhvillohet vetëm përmes BDI-së. (Besim Abdullai, TVM2)