Rusia përjashtohet nga Lojërat Paraolimpike

23.08.2016 16:15

Pas problemeve që I kishte me shumicën e sportistëve të suspenduar për Lojërat e 31-ta Olimpike Verore...

Pas problemeve që I kishte me shumicën e sportistëve të suspenduar për Lojërat e 31-ta Olimpike Verore, “Rio 2016”, Rusia edhe zyrtarisht nuk do të garojë muajin e ardhshëm në Lojërat Paraolimpike, pasi humbi ankesën kundër dënimit të shqiptuar për përdorim të dopingut.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar dënimin nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC), ndaj të gjithë garuesve rusë.

IPC e mori vendimin pas publikimit të lajmit rreth mbështetjes së shtetit për programin e dopingut të udhëhequr nga Rusia. Paraolimpiada fillon më 7 shtator. Vendimi nga IPC për dënimin e komplet ekipit të Rusisë “ishte i përshtatshëm për rrethanat”, sipas panelit të CAS-it.

Po ashtu, thuhet se Komiteti Paralimpik i Rusisë nuk ka ofruar asnjë dëshmi për t’i mohuar faktet e paraqitura nga IPC. Vendimi nga IPC është ndryshe nga ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IPC) që nuk e përjashtoi Rusinë nga Lojërat Olimpike në Rio.

IOC u kritikua për injorimin e rekomandimit nga Agjencioni antipdoping (WADA) për ta dënuar Rusinë.