Botë

Sulmohet një televizion në Pakistan, një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes të cilëve tre gazetarë

23.08.2016 17:20

Një tjetër sulm ndaj një medie kombëtare ndodhi edhe në Pakistan...

Protestuesit në Karaçi sulmuan ndërtesën e një televizioni kombëtar. Si pasojë, një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u lënduan, tre prej të cilëve gazetarë.

Sulmin e shkaktuan mbështetësit e partive opozitare pakistaneze të Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar me arsyen se nuk i është kushtuar mjaftueshëm rëndësi në media grevës së urisë gjashtëditore që nisi pas arrestimit të gjashtë anëtarëve të kësaj partie.

Por, autoritetet thonë se sulmi erdhi pas thirrjes drejtuar përkrahësve të opozitës nga lideri i MKM, Altaf Husein, i cili jeton në ekzil në Londër.