TURIZMI

Fillon Panairi i 4 ndërkombëtar për turizëm

10.04.2014 11:06

Në manifestimin e panairit do të ketë shumë oferta turistike për Maqedoninë, të cilat ofrohen për mysafirët vendor dhe të huaj........

Tur operatorët, hotelet dhe agjencitë turistike nga vendi dhe rajoni do të marrin pjesë në panairin e katërt ndërkombëtar për turizëm - Shkup Travel Market 2014 që prej sot deri në datën 12 të këtij muaji do të mbahet në Shkup.

Në manifestim do të prezantohen 60 pjesëmarrës nga Maqedonia, Serbia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Sllovenia, agjencitë turistike, hotelet, operatorët turistik, komuna dhe qytete të vendit dhe rajonit, shoqata, shoqëri kulturore-artistike dhe odat, informoi Magdalena Hambova, drejtoreshë operative e "Shkup travel market".

Mbështetëse e panairit  është Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit, e cila së bashku me ansamblin kombëtar për këngë dhe valle popullore të Maqedonisë "Tanec" do ta promovojë projektin "Vallja më e madhe në botë", me çka do të bëhet përpjekje për hyrje në librin e rekordeve apo të Genisit.

Për herë të parë në këtë panair do të promovohet turizmi i sporteve ekstreme.

Do të prezantohen edhe një pjesë e projekteve  që i punon Agjencia, për përforcimin e kapaciteteve vendore.

Në manifestimin e panairit do të ketë shumë oferta turistike për Maqedoninë, të cilat ofrohen për mysafirët vendor dhe të huaj.

Sot do të ndahen diplomat e grupit të parë të studentëve të IATA, Qendër trajningu e autorizuar  e agjencisë turistike "Savana", e cila edukon kuadro  nga fusha e turizmit sipas programit ndërkombëtar të Institutit për trajnim dhe zhvillim në Montereal, të Kanadasë.

Panairin për turizëm - Shkup Travel Market 2014 është parashikuar ta hapë drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Kristijan Xhambazovski.