Botë

Bolivi, minatorët në protestë, hidhet dinamit e gaz lotsjellës, 21 të lënduar

24.08.2016 14:42

Tensionet kanë eskaluar në rrugët e Bolivisë gjatë përleshjeve mes minatorëve...

Tensionet kanë eskaluar në rrugët e Bolivisë gjatë përleshjeve mes minatorëve që bllokuan rrugën e cila të çon në minierën e Panduros dhe policëve që me urdhër të drejtuesve të minierës kërkuan të lironin rrugën.

Policia përdori bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, minatorët u përgjigjën me gjuajtëse me dinamit.

“Ne u përballëm me rezistencë nga ana e minatorëve dhe si rezultat i përleshjeve 21 policë morën lëndime, shtatë prej treve ende trajtohen në spital”,- tha komandanti i Policisë, Juan Torrelio.

Por, minatorët kanë sulmuar edhe mediat që i akuzojnë se mbajnë anën e presidentit.

“Minatorët më goditën. Unë po flisja me ta kur dikush më goditi pas shpine. Po bëja vetëm punën time”,- theksoi kameramani, Roger Salazar.

Federata nacionale e minierave të Bolivisë ka dalë me dhjetë kërkesa në kërkim të më shumë të drejtave për punëtorët. Qeveria thotë se është e gatshme për dialog, por protestuesit thonë se premtimet janë vetëm mënyrë për t’i larguar ata nga rrugët. (Fetije Qaili, TVM2)