Gjermani, përplaset treni me autobusin, 10 të lënduar
24.08.2016 15:14
Një tren mallrash u përplas me një autobus në Osnabruck....

Një tren mallrash u përplas me një autobus në Osnabruck, Gjermani, në mëngjes, duke lënë të paktën 10 persona të plagosur rëndë.
Përplasja ndodhi rreth orës 8:30, kur treni goditi pjesën e prapme të autobusit, i cili kishte ndaluar në afërsi të një stacioni të trenit në Melle-Vesterhausen.
Raportet fillestare thanë se automjeti ishte një autobus shkolle, por policia më pas konfirmoi se ai ishte një autobus pasagjerësh.
Rreth 15 pasagjerë ishin në autobus në momentin e përplasjes dhe rreth 10 prej tyre u plagosën, tha policia.
