Konferencë për sipërmarrjen femërore
Konferenca do të përfshijë më shumë aspekte, perceptimin dhe gjendjen faktike të sipërmarrësisë femërore, mënyrat për përforcimin e saj, ndikimet ndaj ekonomisë, lobimi, përpilimi i politikave, promovimi, sipërmarrësia sociale......

Në organizim të Shoqatës së biznes grave dhe Konfederatës së Biznesit të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet konferencë në temën "Sipërmarrja femërore- promovimi, lobimi dhe përfaqësimi".
Konferenca do të përfshijë më shumë aspekte, perceptimin dhe gjendjen faktike të sipërmarrësisë femërore, mënyrat për përforcimin e saj, ndikimet ndaj ekonomisë, lobimi, përpilimi i politikave, promovimi, sipërmarrësia sociale.
Konfederata organizohet me mbështetjen e Programit holandez për bashkëpunim me punëdhënësit. Përveç anëtareve të Shoqatës së biznes femrave dhe Biznes Konfederatës, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe femrat menaxhere të firmave personale, të cilat do të ndajnë praktika dhe përvoja.
