Botë
Mrekullia - Pas 17 orësh nën rrënoja, gjendet e gjallë 10 vjeçarja
25.08.2016 10:07
Ky është momenti dramatik kur një vajzë 10 vjeçare u nxorr nga rrënojat pasi mbeti 17 orë e bllokuar me kokë poshtë nga tërmeti në Itali...

Fëmija u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të cilët thërrisnin “ajo është gjallë”, teksa e nxorrën nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin qendror italian, Pescara del Tronto.
Fotot tregojnë vetëm këmbët me pluhur të vajzës, teksa ekipet e urgjencës u përpoqën ta lironin atë nga rrënojat.
Një shpëtimtar u dëgjua duke thënë: “Po dëgjojmë dicka këtu. Qetësi, qetësi.”
Më pas ai pa fëmijën dhe i kërkoi që të lirohej pak, duke i thënë: “Forca Guila, forca Guila… Kujdes kokën.”
Ishte një moment i shkurtër gëzimi të një diteje tragjike ku mbetën të vdekur të paktën 247 persona nga tërmeti 6.2 ballësh.
Vogëlushja mbeti rreth 17 orë e kërrusur në një ndërtesë të shembur në atë që dikur ishte një fshat piktoresk. Mrekullisht, mësohet se ajo nuk ka pësuar lëndime të rënda.
