Maqedoni

Në 14 aksidente në Shkup, gjashtë të lënduar, automjeti special ka larguar 70 automjete

25.08.2016 11:12

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në Shkup ka kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente trafiku, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona...

Inspektori i pavarur nga SPB-Shkup Dragan Velanoski informon se janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 57 shoferë të cilët me automjete kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve, 12 i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.
 
Dhjetë shoferë gjatë drejtimit të automjeteve motorike, nuk kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, ndërsa janë regjistruar edhe 32 automjete të parkuar në mënyrë jo të rregullt.
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 70 automjete.
 
Në suaza të projektit "Kultura e komunikacionit te fëmijët në institucionet parashkollore" sot do të realizohetpunëtori edukative në Kopshtin për fëmijë "Buba Mara" objekti "Sonce" në rajonin e komunës Aerodrom.