Maqedoni
Ligji për buxhet, ndryshimet para deputetëve
25.08.2016 11:31
Ndryshimet e propozuara të Ligjit për buxhet, në procedurë të shpejtë, janë në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet dhe vazhdimit të seancës së 114-të të Kuvendit...

Me këto ndryshime do të mundësohet që Ministria e Financave të bëjë ridedikim, rishpërndarje të mjeteve të pesë për qind nga buxheti, me qëllim të pagesës më të shpejtë në kushte të fatkeqësive elementare.
Deri tani Ministria e Financave kishte të drejtë të bëjë rishpërndarje të mjeteve në buxhet në vlerë deri në pesë milionë euro.
Sipas elaborimit të ministrit të Financave, Kiril Minoski, ligji sillet që në të ardhmen procedura për kompensim të zhvillohet shumë më shpejt.
