Botë

"Hakmarrja" - Turqia dërgon tanket në Siri kundër Isis dhe kurdëve

25.08.2016 12:57

Turqia ndërmerr një ndërhyrje ushtarake në Siri duke dërguar tanke dhe avionë luftarakë përgjatë kufirit në koordinim...

Turqia ndërmerr një ndërhyrje ushtarake në Siri duke dërguar tanke dhe avionë luftarakë përgjatë kufirit në koordinim me luftëtarët e opozitës siriane, të cilët në orët e para të mëngjesit kanë marrë një fshat që kontrollohej nga Shteti Islamik.
 
Operacioni i quajtur “Mburoja e Eufratit” ka për qëllim largimin e Isis nga Jarablus, pika e fundit e fortesës së tij në kufi dhe frenimin e militantëve kurdë në veri të Sirisë.
 
Tanket turke janë vendosur në kufi me Sirinë gjithashtu dhe artilieria dhe avionët luftarakë në kuadër të operacionit që mbështetet dhe nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.
 
Ndërhyrja ushtarake do të hapë korridoret për luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia.
 
Rebelët sirianë luftuan me luftëtarët e Isis të cilët kanë marrë Kaklijah, bëjnë të ditur burimet ushtarake turke por nuk ka më shumë informacion.