Kompani ndërtimi nga Dubai e interesuar për mundësitë investuese të Maqedonisë
Projekti më i ri i DAMAC është bashkëpunim me multimiliarderin Donald Tramp në ndërtim të super kompleksit luksoz prej vilave në një pjesë prestigjioze të Dubait....
DAMAC, një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore në Dubai, është e interesuar për mundësitë investuese të Maqedonisë. Përfaqësues të kompanisë, siç paralajmëroi pronari i saj Husein Sajvani në takim me ministrin për Tërheqje të Investimeve të Huaja, Xheri Naumof, do ta vizitojë Maqedoninë në shtator të këtij viti.
Projekti më i ri i DAMAC është bashkëpunim me multimiliarderin Donald Tramp në ndërtim të super kompleksit luksoz prej vilave në një pjesë prestigjioze të Dubait.
Takimi me Sajvanin u mbajt në margjinat e Samitit investues në Dubai në kuadër të darkës formale punuese kur delegacioni i Maqedonisë u takua edhe me pronarin e kompanisë UAE, e cila merret me ndërtimin e shoping qendrave komerciale, ndërtesave rezidente, hoteleve dhe komplekseve nga vila individuale, lagje të tëra në Emirate dhe në mbarë botën.
Ministri Naumof i shoqëruar nga ambasadori Toni Atanasovski sot realizoi edhe takime zyrtare me delegacionet e larta të Malajzisë, Indonezisë, Dubait dhe Mbretërisë së Bruneit.
Delegacioni edhe zyrtarisht është pritur nga organizatori i Samitit, ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan Al Masuri. Është biseduar për mundësitë për bashkëpunim dhe vizitë të nivelit më të lartë qeveritar. Është shfaqur interes i përbashkët për promovim të investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe tregti, si dhe ftesë për organizim të biznes forumit nga Maqedonia në Dubai nën patronatin e ministrit.