Maqedoni

Mot me diell me vranësira të vogla dhe erë veriore

26.08.2016 09:07

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të ndryshueshme lokale që do të jenë prezente më tepër në pjesët jugore të vendit...

Do të fyjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior, ndërsa  përgjatë luginës së Vardarit do të përforcohet.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri në 33 gradë celsius.
 
Në Shkup mot me diell dhe me erë të dobët në mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
 
UV indeksi do të arrijë 7.
 
Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot stabil me rritje graduale të temperaturës së ajrit, ndërsa nga mesi i javës do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.