Fillon edicioni i 17-të i Ditëve të arsimit dhe karrierës
Në hapjen është paralajmëruar prania e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.....

Rreth tridhjetë institucione të arsimit të lartë nga vendi dhe jashtë tij dhe institucione nga 15 vende do të prezantohen në edicionin e 17-të të Ditëve të arsimit dhe karrierës 2014 që prej nesër e deri më 10 prill do të mbahen në sallën 2 të Panairit të Shkupit.
Në hapjen është paralajmëruar prania e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.
Në manifestim do të marrin pjesë 17 ekspozues vendor dhe 13 të huaj, si dhe institucione nga Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Rusia, Gjermania, Sllovakia, Italia, Zvicra, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kina.
Në panair tradicionalisht prezantohen institucione të arsimit të lartë, universitetet vendore shtetërore dhe private, agjenci arsimore, Qendra informative arsimore, konstalting shtëpi nga sfera e arsimit, por edhe biznes kompani, të cilat ofrojnë rikualifikim profesional, trajnim, praktikë dhe punësim eventual të kuadrove të reja.
Krahas prezantimeve të institucioneve nëpër stenda ka program të prezantimeve të programeve arsimore të pjesëmarrësve në panair, ndërsa theks të veçantë do të vendoset në bursat, gjegjësisht mundësitë për bursim për studime jashtë në rajon.
HULT biznes shkolla ndërkombëtare, e cila është një nga 100 biznes shkollat e mëdha në botë, do të ndajë 20 bursa afariste deri 50 për qind participim në pagesën e taksës shkollore, për biznes administratë. Në pjesën e shkencave teknike informoi se Universiteti teknik i Lindjes së Mesme METU, Universiteti më i mirë për shkenca teknike nga Turqia, ofron 20 bursa për studime deriqiplomik dhe pasdiplomike. Instituti teknik i Pekinit, instituti më i mirë teknik në Kinë, i ranguar në top 10 më të mirët në Azi do të ndajë 20 bursa të plota për studentë nga Maqedonia për programe studimore të Qeverisë kineze, në nivel komunal në Pekin dhe për këmbim të studentëve, ndërsa Poli - disejn konzorciumin e Universitetit politeknik në Milano, një nga shkollat më të mira për disejn në Itali ofron 10 bursa me 50 për qind participim nga taksa shkolore për studime master.
Manifestimi Ditë të arsimit dhe karrierës 2014 do të jetë i hapur nga ora 10 deri në orën 20, ndërsa hyrja do të kushtojë 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizita të organizuara në grupe.
