MAQEDONI-GRIPI

Ulet numri i të infektuarve nga gripi

10.04.2014 12:41

Gjatë javës së 14-të nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjes lidhur me infektimin me virusin e gripit. Numri i përgjithshëm i personave të vdekur në këtë sezon mbetet 12.......

Gjatë javës së 14-të nga viti 2014 (31 mars deri më 6 prill) në Maqedoni janë paraqitur 297 të infektuar të ri nga gripi, që është më pak se 56,1 për qind nga java e kaluar, ndërsa për 62,5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013, kumtoi Instituti për Shëndet Publik.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga gripi në sezonin 2013-2014 është 28.525 dhe është më i madh për 18 për qind se krahasuar me sezonin paraprak. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Shkup 4.053 dhe në prilep 3.930. Sipas moshës, më shumë të infektuar  (65,1 për qind) janë në grupin mes 15 dhe 64 vjeçarë.

Gjatë javës së 14-të nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjes lidhur  me infektimin me virusin e gripit. Numri i përgjithshëm i personave të vdekur në këtë sezon mbetet 12.

Institut për Shëndet Publik thekson se paraqitja e të infektuarve nga gripi është në rënie të vazhdueshme dhe pritet që ky trend të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.