Maqedoni
LSDM: Trajanovski, përgjegjës për viktimat dhe dëmet
26.08.2016 17:07
LSDM ka akuzuar sot kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovskin, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për viktimat...

LSDM ka akuzuar sot kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovskin, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për viktimat dhe dëmet në Shkup.
“Kreu i Shkupit e ka ditur që prej 8 vitesh se ka problem me qarkoren. Ai e ka ditur se qarkorja nuk ka kanalizim të nevojshëm për raste përmbytjesh, ka premtuar se problemi do të zgjidhet, por nuk ka bërë asgjë”, akuzoi sot Damjan Mançevski nga LSDM, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Trajanovskit.
“Pas disa vërshimeve në podrumet në Stajkovci para dhe pas lëshimit në përdorim të qarkores, kryetari i Komunës, Toni Trajkovski, dhe Koce Trajanovski deklaruan se është e nevojshme që të gërryhet një kanal. Të njëjtën ditë, Koce Trajanovski në një deklaratë për media theksoi se tashmë ka nisur që të largohet ky problem. Por, asgjë më andej nuk është bërë. Të nderuar, këto janë fakte. Pse është lëshuar qarkorja në përdorim pa u përfunduar ndërtimi adekuat dhe pa u bërë kanalet e nevojshme? Pse lejuan që pas tetë viteve të vdesin 23 njerëz?”- tha Damjan Mancevski nga LSDM.
AMIR DURAKU
