Kulturë

Ndahet Çmimi “Nënë Tereza”, Shkupi një javë aktivitete për shenjtoren shqiptare

26.08.2016 17:22

Çmimi “Nënë Tereza” sivjet i jepet mjekut specialist, Dimitar Kotevski, duke u bazuar në punën e tij në fushën e humanizmit...

Çmimi “Nënë Tereza” sivjet i jepet mjekut specialist, Dimitar Kotevski, duke u bazuar në punën e tij në fushën e humanizmit, përparimit të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të bashkëpunimit  në mes të popujve dhe pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme.
 
Kotevski gjatë marrjen së çmimit tha se ndihet i privilegjuar që është parë i denjë për këtë çmim. 
 
“Ndjehem i nderuar për këtë çmim të madh i cili më është dhënë. Nga njëra anë jam i gëzuar, por nga ana tjetër pak i shqetësuar sepse mendoj se a do të mund me 99 vitet e mia të kontribuoj edhe më tej në sferën e humanizmit”,- u shpreh mjeku, Dimitar Kotevski.
 
Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar aktivitete njëjavore në nder të figurës së Nënë Terezës.
 
Nga 5 deri më 11 shtator në Shkup do të mbahen një sërë aktivitetesh, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet më 11 shtator në shtëpinë e Nënë Terezës.
 
ERSAN PAJAZITI