Maqedoni

Ministri i drejtësisë Xhaferi, takon ambasadorin Bejli

26.08.2016 17:47

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli sot në Ministrinë e Drejtësisë realizuan një takim protokollar...

Ministri Xhaferi e njoftoi ambasadorin Bejli për aktivitetet e realizuara së fundmi në këtë dikaster dhe njëkohësisht e informoi për punët dhe detyrat që e presin ministrinë dikasteriale në të ardhmen.
 
Ambasadori Bejli, gjatë kësaj vizite shprehu interesimin e tij të njihet nga afër me projektet e realizuara në kuadër të ministrisë, si dhe të shkëmbejnë mendime rreth sfidave dhe problematikave aktuale me të cilat përballet Republika e Maqedonisë.
 
Gjithashtu Bejli shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë duke ofruar shkëmbimin e përvojave në këto institucione.
 
Ministri Xhaferi falenderoi ambasadorin Bejli për vizitën e tij në Ministrinë e drejtësisë duke theksuar se bashkepunimi me SHBA eshte me se i nevojshem ne cdo periudhe, ashtu siç ka qenë deri tani.