MAQEDONI

Akselerator i parë i biznesit në Maqedoni

10.04.2014 12:44

Ndihmë për të rinjtë në fillimin e karrierës së tyre profesionale përmes programeve të larta speciale, do të ofrojë akseleratori i parë i biznesit në Maqeoni, që filloi me punë në Shkup.....

Ndihmë për të rinjtë  në fillimin e karrierës së tyre profesionale përmes programeve të larta speciale, do të ofrojë  akseleratori i parë i biznesit në Maqeoni, që filloi me punë në Shkup.

Bëhet fjalë për kompaninë Maqedoni-Amerikë me zyra në Shkup dhe Los Anxhelos, e cila do të punojë në zhvillimin e projekteve inovative nga teknologjitë komunikuese informative dhe industritë krijuese në bashkëpunim të ngushtë  me sektorin akademik dhe me Qeverinë, kumtoi sot Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Kompania do të punojë në integrimin e studentëve, bizneseve, akademisë dhe investuesve, të cilët njerëzve të rinj do t'ju ndihmojnë  dhe do t'ju mundësojnë të formojnë kompani personale. Do të angazhohen mentorë vendor dhe të huaj dhe trajnerë me përvojë të madhe profesionale.

Në hapjen e zyrës së kompanisë në Shkup të pranishëm ishin zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska-Tomovska, përfaqësuesit e IKT biznesit, studentë.