NBA

NBA: Memphis mposht Miami Heat

10.04.2014 13:10

Zac Randolph realizoi 25 pikë dhe 11 kercime,ndërsa Marc Gasol shtoi 20 pikë dhe 14 kercime të tjerë duke ndihmuar Memphis Grizzlies për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e perfundimtares........

Zac Randolph realizoi 25 pikë dhe 11 kercime,ndërsa Marc Gasol shtoi 20 pikë dhe 14 kercime të tjerë duke ndihmuar Memphis Grizzlies për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e perfundimtares.

Por, edhe pse dy shtalartët e zhvilluan një ndeshje të madhe ai që mori lavdinë ishte pikërisht Mike Conley, i cili shënoi 11 pikë vetëm në periudhën e fundit duke udhëhequr Memphisin drejt fitores 107-102 ndaj kampionëve të Miami Heat.

Në “FedExForum” të Tennessee sfida nisi shumë më mirë për Miami. Një ngulitje në kosh e Lebron James pas një kercimi në sulm i dha Hitsave avantazhin 20-14. Gjithesi vendasit reaguan dhe periudha e parë u mbyll me shifrat e ngushta 32-31 në te mirë të skuadrës së trajnerit Spoelstra.

Në 12-minutëshin e dytë Miami imponoi sërish ritmin e saj. Një ngulitje e Chris Bosh pas një kalimi të James e zgjeroi në 9 pikë epersinë e Heat.

Megjithatë Memphis atë që bëri në fund të periudhës së parë e bëri edhe në të dytën duke ngushtuar dallimin deri në 4 pikë. Pas pushimit skuadra nga Tennessee ishte më vendosur në fushë. Një gjuajte e saktë për tre e Cuortney Lee barazoi shifrat 80-80 në fund të periudhës së tretë.

Pjesa më e bukur e sfidës ishte 12-minutëshi i fundit. Me rezultatin 97-93 në te mirë të Memphis, Conley shënoi nga vija për tre pikë duke e çuar në 7 pikë epersinë e skuadrës së tij. Por edhe pse tekniku Spoelstra mori menjëherë një pushim kjo nuk i bëri aspak punë ekipit nga Florida për të kthyer ndeshjen pasi Ray Allen u tregua disa herë i pasaktë në gjuajtje. Falë edhe një rezultati të pjeshëm 12-2 dhe 11 pikëve të shënuara nga Conley vetëm në periudhën e 4-tërt vendasit e mbyllën sfidën me rezultatin 107-102 në te mirë të tyre.

Mbreti James zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në këtë takim pasi shenoi 37 pikë megjithatë ato nuk i mjaftuan Miamit për të shmangur një humbje që djeg me të vërtetë shumë pasi pas kësaj disfate Hits humbën vendin e parë në renditjen e konferencës së Lindjes në dëm të Indianës që nga ana e saj mposhti në udhëtim me rezultatin e ngushtë 104-102 Milwaukee Bucks.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes së NBA bie në sy fitorja 123-116 e Denver Nuggets ndaj Houston Rockets. Një super Randy Foye me 30 pikë dhe 15 bashkeveprime ishte çelësi i suksesit për skuadrën nga Colorado në këtë takim. Oklahoma mposhti në udhëtim Los Angeles Clippers 107-101, Cleveland triumfoi ndaj Detroit 122-100, Chicago kaloi në udhëtim Minesottan 102-87, ndërsa Phoenix Suns mposhti New Orelans Pelicans me rezultat 94-88.