Kievi premton amnisti për protestuesit prorusë, të cilët do t'i dorëzojnë armët
“Jam i gatshëm të jap edhe dekret presidencial lidhur me këtë çështje”, theksoi Turçinov para deputetëve të Radës supreme ukrainase......

Autoritet ukrainase nuk do t'i ndjekin penalisht protestuesit prorusë të cilët i ndërmorën ndërtesat shtetërore në pjesët lindore të vendit, nëse vullnetarisht i braktisin objektet dhe i dorëzojnë armët, deklaroi sot presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandar Turçinov.
“Jam i gatshëm të jap edhe dekret presidencial lidhur me këtë çështje”, theksoi Turçinov para deputetëve të Radës supreme ukrainase.
Disa grupe të protestuesve prorusë ditëve të fundit i ndërmorën ndërtesat e pushtetit rajonal në qytete Lugansk dhe Donjeck me kërkesë për autonomi dhe paralajmëroi organizim të referendumit për bashkimin e këtyre rajoneve ukrainase ndaj Rusisë. Autoritet në Kiev druajnë se aktivitetet e tilla në pjesët lindore të Ukrainës mund të jenë shkak për intervenim ushtarak rus në vend.
ITAR-TASS njoftoi se Partia e Rajoneve dhe Partia Komuniste e Ukrainës, të cilat e përbëjnë bllokun opozitar në Parlamentin ukrainas, kanë kërkuar miratim të ligjit për amnistinë e protestuesve në Ukrainën lindore në procedurë urgjente, duke u kërcënuar se në të kundërtën do ta bojktojnë punën e Radës supreme.
