“Heroi”, filmi i parë shqiptar në “Montreal World Film Festival”
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut, duket se po shënon historinë sa i përket filmit të metrazhit të gjatë të Kosovës...
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut, duket se po shënon historinë sa i përket filmit të metrazhit të gjatë të Kosovës.
Siç transmeton kultplus, ky film është përzgjedhë të jetë pjesë e “Montreal World Film Festival”, festival ky i kategorisë A, që është hera e parë që një film i metrazhit të gjatë, i prodhuar në Kosovë të jetë pjesë e festivaleve të kategorive të tilla.
Për pranimin e filmit “Heroi”, në këtë festival edhe Qendra Kinematografike e Kosovës do të mbajë një konferencë shtypi, të enjten, ku do të bëhen të ditura detaje të tjera rreth suksesit të këtij filmi, pasi që QKK është mbështetës i këtij projekti filmik.
Në filmin “Heroi”, me skenar dhe regji të Kryeziut, me rolet e tyre paraqiten: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi, Salahudin Bilali, Enver Petrovci, Xhemi Aga..., ndërkaq filmi paraqet zhgënjimin e një heroi të luftës në ditët e lirisë.