VMRO-DPMNE mbajti tubim në Radovish
Edhe ju e shihni se si ndryshon politika në Maqedoni. Në politikë hyjnë njerëz të rinj, të cilët e dinë çka duan, njerëz të cilët besimin e kërkojnë me program konkret, por të cilët edhe japin llogari për atë program…..

Edhe ju e shihni se si ndryshon politika në Maqedoni. Në politikë hyjnë njerëz të rinj, të cilët e dinë çka duan, njerëz të cilët besimin e kërkojnë me program konkret, por të cilët edhe japin llogari për atë program. Kështu iu drejtua kandidati për president, Gjorge Ivanov, qytetarëve të Radovishit. Qëllimi im tha Ivanov, është një Maqedoni e zhvilluar ekonomikisht, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e aleancës veri-atlantike, NATO-s.
Maqedonia si shtet i përparuar bujqësor, e cila i plason kualitetet e veta prodhuese në tregjet botërore. Dua një Maqedoni ku ekziston besimi në mes institucioneve dhe qytetarëve, ku vlerësohet angazhimi i punëtorëve dhe bujqve. Shtet në të cilin të rinjtë mund të marrin arsim kualitativ, të punësohen sa më shumë të rinj, të arrijnë në jetë, të krijojnë familje dhe të lënë trashëgimtarë. Shteti ku kultivohet tradita dhe diverziteti kulturor, ashtu siç e bëni edhe ju në Radovish, tha Ivanov.
“Bëmë shumë në reforma dhe sollëm shumë ligje, nuk ka sferë të jetës që nuk e ka përfshi reforma, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë, familjen, socialet, të rinjtë dhe sportin. Të gjithë ndjehen se punët përmirësohen për të mirë në shtetin tonë të përbashkët. Gjithandej Maqedonisë ndërtohet, ndërtohen autostrada, zona të zhvilluara industrial, fabrika dhe shkolla. Investohet në shkolla fillore dhe ato të mesme, gjithashtu është investuar me të madhe nëpër spitale, terene sportive. Pra le të themi se kemi investuar aty ku më së shumti ka nevojë, arsim, spitale, sport, kulturë, bujqësi dhe gjithandej shohim rezultate. Kësaj radhe erdhëm këtu para jush bashkë me kryeministrin Gruevski, me kandidatët për deputet dhe sërish e kërkojmë besimin tuaj, besim për fitore të dyfishtë, ne duam ta vazhdojmë rrugën tonë edhe me intensitet më të lartë, ndaj fitorja si në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale është e një rëndësie të veçantë”, deklaroi kandidati për president, Gjorge Ivanov.
Ai shtoi se si kryetar shteti punonte në suaza të ingerencave kushtetuese, por edhe atje ku mund të kontribuonte, në arsim, ekonomi dhe shkencë. Kam ndihmuar risitë te të rinjtë dhe njerëzit kreativ, ata që takonim në Maqedoni. Nëse e fitoj mbështetjen tuaj dhe besimin tuaj, do të vazhdoj me atë që bëra në vitet që isha kryetar. Jo vetëm të sjellë me vete biznesmenë dhe njerëz të rinj të cilët doja t’i afirmoja, për të hapur tregje të reja nëpër vendet e tjera. Ta shohin potencialin e Maqedonisë dhe të hapim tregje të reja për prodhimet tona. Do vazhdoj ta promovoj biznesin maqedonas dhe mundësitë për tërheqjen e investime të reja nga jashtë, tha Ivanov. Unë besoj te ky ekip, por edhe VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për një Maqedoni më të Mirë beson në mua. I dhashë dhe do të vazhdoj të japë mbështetjen time për këto projekte, të realizohen për një jetë më të mirë të qytetarëve në Maqedoni. Punojmë me programe reale dhe japim llogari para qytetarëve, kjo na dallon prej tjerëve, shtoi Ivanov. (Memedali Jusufi, TVM2)
