ZGJEDHJET PARLAMENTARE

LSDM ka vazhduar fushatën në Shtip

10.04.2014 19:28

Përpara qytetarëve të Shtipit, udhëheqësia dhe kandidatët e LSDM-së, pohuan se në platformën e tyre në rend të parë janë qytetarët……….

Përpara qytetarëve të Shtipit, udhëheqësia dhe kandidatët e LSDM-së, pohuan se në platformën e tyre në rend të parë janë qytetarët. Sipas tyre, vetëm një qytetarë i siguruar ekonomikisht mund të jetë patriot dhe ta mbrojë shtetin.

Për këtë arsye, pjesa më e madhe e programit zgjedhor të LSDM-së ka të bëjë me çështjet ekonomike dhe gjendjen sociale të qytetarëve, tha bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 3, Marianço Nikollov. Ai tha se nëse LSDM-ja i fiton këto zgjedhje parlamentare, do të zgjidhen dhjetë çështje të rëndësishme të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve. Bëhet fjalë për kthimin e 15 përqindëshit të TVSH-së, që në nivel vjetor qytetari paguan prej 6 deri në 8 mijë denarë. Nikollov paralajmëroi kompensim në të holla për të falimentuarit me përvojë pune prej 15 vjetësh, për gratë në moshë  prej 50 dhe për burrat në moshë prej 53 vjeç.

“T’ju tregojmë se njësia zgjedhore numër 3 nuk është bastion i VMRO-së, por vend ku fiton LSDM-ja. Rezultatet më të këqija të qeverisjes së VMRO-së janë në njësinë zgjedhore 3. Këtu popullata është më e varfër, njerëzit shpërngulen pa mendim për t’u kthyer prapë, ndërsa Qeveria thotë se këtu jetohet mirë”, - deklaroi bartësi i listës në njësinë zgjedhore 3 nga LDM, Marianço Nikollov.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se 27 prilli do të jetë vendimmarrës për rimëkëmbjen e Maqedonisë, sepse për 8 vite qeverisje janë huazuar 3.5 miliard euro, qytetarët janë varfëruar, firmat janë zhdukur, ndërsa shteti mbijeton me kredi. Zaev i bëri thirrje Nikolla Gruevskit që të bashkohen në një duel televiziv dhe t’i shpalosin faktet sy më sy.

“448 mijë qytetarë, para së gjithash të rinj, janë shpërngulur, në media  udhëheq hapësira afrikane, mbyllen fabrikat, shkruhen dënime dhe këndohen këngë kurbeti. Le të ballafaqohet me këtë njeri të vogël. Ky njeri i vogël është  i drejtë, përpara gjithë vendit ka pranuar duel televiziv për të biseduar për ekonominë. Pra, pranojeni duelin debativ, pranoje demokracinë, së bashku të debatojmë dhe t’i shpalosim argumentet. Të më pyesësh çka të duash, por edhe unë të të pyes atë çka dua”, u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga tubimi në Shtip, Zaev dhe LSDM kërkuan përkrahje edhe për kandidatin e tyre për president, Stevo Pendarovskin, para qytetarëve të Shtipit. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)