Mavraj dhe Memushaj: Tani i kthehemi realitetit
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 ishte një ëndërr....

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 ishte një ëndërr e përjetuar nga të gjithë futbollistët e kombëtares, por tashmë kuqezinjtë duhet mendojmë për një tjetër fushatë të rëndësishme eliminatoresh, atë të botërorit “Rusi 2018.”
Mërgim Mavraj, në konferencën për shtyp para miqësores me Marokun e pranon se në grupin kuqezi vazhdon të ndihet euforia e Europianit, por eksperienca e fituar në Francë do ta ndihojë skuadrën t’i nisë me këmbë të mbarë kualifikueset e radhës.
“Ne tani po i kthehemi realitetit pas ëndrrës që përjetuam në Europian. Është normale që të ndihet pak eforia, por në jemi rritur si skuadër dhe kemi fituar më shumë eksperiencë. Për këtë arsyë jemi në në avantazh se Maqedonia dhe Izraeli në grupin tone”, ka thënë Mavraj.
Nga ana tjetër, sipas Ledian Memushajt, Shqipëria duhet ta lërë pas aventurën në Euro 2016 dhe të fokusohet maksimalisht për ndeshjet eliminatore të Botërit. Kjo është thirrja vlonjatit para miqësores me Marokun që e sheh si të test shumë të rëndësishëm para përballjes me Maqedoninë, ku të gjithë duhet të jenë të pëqendruar për të shmangur një start negativ.
“Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë që kemi bërë në Francë. Kemi jë ndeshje shumë të vështirë me Marokun që duhet të na shërbejë për eliminatoren me Maqedoninë. Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë me emër si Spanja dhe Italia. Qëllimi yn është të japim maksimumin në cdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë cdo gjë.”, u shpreh Memushaj.
Ndryshe, ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Marokut, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, me fillim në orën 20.30.
