ZGJEDHJET PARLAMENTARE

OQM ka vazhduar fushatën në Aerodrom

10.04.2014 19:39

Kandidati për president, Zoran Popovski, nga radhët e Opsionit Qytetare për Maqedoninë, në lagjen Aerodrom theksoi se njerëzit e ndershëm do të sjellin një jetë më të mirë për të gjithë…..

Kandidati për president, Zoran Popovski, nga radhët e  Opsionit  Qytetare për Maqedoninë, në lagjen Aerodrom theksoi  se njerëzit  e ndershëm do të sjellin një jetë më të mirë për të gjithë. Duhet patjetër të ndryshohet gjendja e urrejtjes dhe frikës, duhet të ketë mirëkuptim dhe demokraci, theksoi kandidati për president i OQM-së,   Zoran Popovski.

Ndërsa lideri i kësaj partie, Stevçe Jakimovski,  theksoi se çdonjëri fushatën zgjedhore e udhëheq në mënyrën e vet dhe kjo parti shkon në rrugën e drejtë. Ende pa filluar si duhet fushata, Zaev i ka bërë thirrje Gruevskit për debat dhe me këtë rast lideri i kësaj partie, Stevçe Jakimovski, i ka thënë social-demokratit Zaev që të ndalojë pak, sepse ka dhe kandidat të tjerë për kryeministër.

Edhe bartësi i listës për deputet i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, në njësinë zgjedhore 1, Çedomir Sazdovski, në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve në tubim, theksoi se Maqedonisë i duhet demokracia e mirëfilltë për të gjithë qytetaret, e para së gjithash një frymë e re politike. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)