Hapen ditët e arsimit dhe karrierës 2014
Semimaturantët, maturantët dhe studentët të cilët deshën të njihen me programet mësimore të institucioneve arsimore publike dhe private, erdhën në Panairin e Arsimit dhe Karrierës, që u hap sot……
Semimaturantët, maturantët dhe studentët të cilët deshën të njihen me programet mësimore të institucioneve arsimore publike dhe private, erdhën në Panairin e Arsimit dhe Karrierës, që u hap sot.

”Duam shumë që të njihemi me kriteret dhe kushtet e fakulteteve në vend”, u shpreh një vizitor.
“Unë jam këtu për tu interesuar për studimet master, jam studente e diplomuar në Universitetin Shtetëror dhe mendoj se shumë do të më ndihmojë Panairi i Karrierës”, - tha një vizitore.
Në mesin e shumë institucioneve arsimore ishte edhe Këndi Amerikan, i cili ofron program mësimor në gjuhën angleze dhe resurse falas.
“Këndi Amerikan në Shkup është qendër e hapur e resurseve, në Këndin Amerikan të rinjtë që anëtarësohen mund t’i shfrytëzojnë resurset tona falas, resurse janë librat, dvd-të filmat, revistat, magazinat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe kompjuterët”, - theksoi koordinatori në Këndin Amerikan, Krenar Qoku.
Në panair për semimaturantët dhe maturantët u shpërndanë edhe fletushka me moton “Shoqërohuni, argëtohuni dhe vallëzoni”, me qëllim që të mos e prishin qetësinë gjatë kremtimit të maturës. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)