Maqedoni
Greva në pushim, Administrata gjyqësore i rikthehet punës
31.08.2016 17:45
Administrata gjyqësore ka pezulluar grevën dhe që nga nesër do të fillojë me punë të rregullt...

Megjithatë, nga Sindikata e të punësuarve në administratën gjyqësore thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e rrogave, duke paralajmëruar edhe padi penale kundër shtetit për shkelje të së drejtës së punëtorëve për grevë.
“Do të ngrihen kallëzime penale kundër kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe të Buxhetit, Zoran Karaxhoskit, kryetarëve të Gjykatave të Apelit dhe Gjykatës Themelore, të cilët në kundërshtim me ligjin vepruan ndaj grevistëve dhe ua shkurtuan rrogat, përkatësisht kanë bërë vepër penale”,- deklaroi kryetari i Administratës gjyqësore, Pece Grujoski.
Më shumë se dy muaj, Administrata gjyqësore ishte hedhur në grevë dhe prej atëherë ka proceduar vetëm lëndët urgjente.
NAIM RAMDANI
