Vazhdon takimi i liderëve, BDI dhe LSDM bisedojnë për anëtarin shqiptar të komisioinit Ad Hoc

31.08.2016 18:16

Vazhdon takimi në Klubin e Deputetëve, por pa kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili doli nga takimi për t’u lënë hapësirë...

Vazhdon takimi në Klubin e Deputetëve, por pa kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili doli nga takimi për t’u lënë hapësirë liderëve të partive të tjera të dakordohen për zgjedhjen e anëtarit të 5-të të komisionit Ad Hoc për mediat.
 
Gruevski tha se partia e tij pranoi të gjitHa propozimet e LSDM-së, me të vetmin qëllim, që zgjedhjet të mos shtyhen sërish. 
 
“U vërtetua ajo që thonim gjithë kohës, se LSDM nuk do zgjidhje për Radio televizionin e Maqedonisë, por kërkon zgjidhje politike. Ata propozuan zonjën Santa Argirova , ish  shefen e  kabinetit të ish ministres për Punë të Jashtme dhe ish nënkryetares së LSDM-së,  Ilinka Mitreva. Me këtë qartë u vërtetua se qëllimi I LSDM-së nuk është që mediat të kenë ndonjë qasje të paanshme por duan zgjidhje politike. Që të mos u japim mundësi të kenë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, ne e pranuam këtë zgjidhje. Pranuam edhe cështjen e metodologjisë ashtu si donin ata duke eleminuar kështu edhe një tjetër mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve. Në lidhje me anëtarin e 5-të të komisionit Ad-Hoc, I cili duhet të jetë shqiptar, debati bëhej mes partive shqiptare dhe LSDM-së dhe ne I lamë ata të dakordohen  . Si të merren vesh edhe ne atë zgjidhje do pranojmë, që të mos I ndihmojmë nëse kanë ndonjë qëllim që të gjejnë alibi për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne jemi për zgjedhje më 11 dhjetor  prandaj u pajtuam me qëllim që tua marrim të gjitha mundësitë, që  të mos gjejnë alibi e të thonë jo. Nuk shohim asnjë arsye përse LSDM të mos pajtohet me zgjedhjet në datën e dakoruduar, të paktën nuk ka asnjë nga arsyet të cilat I kanë deklaruar deri tani”, deklaroi Gruevski. 
 
Por nga PDSH-ja thane se nuk po marrin pjese në diskutimet mes BDI-së dhe LSDM-së për  zgjedhjen e anëtarit te peste të komisionit mbikqyrës për mediat.
 
Nga PDSH  thonë vetëm se do te pranojnë çdo zgjidhje qe mbështetet nga faktori ndërkombëtar, i cili është garancia e vetme për zgjedhje korrekte. (Shpëtim Nuredini, TVM2)