Vazhdojnë kërkimet për Elifin 16-muajsh, Çavkov: Gjasat për ta gjetur janë të pakta
31.08.2016 18:25
Në Hasanbeg vazhdojnë kërkimet për foshnjën 16-muajshe...

Në Hasanbeg vazhdojnë kërkimet për foshnjën 16-muajshe, Elif Fejzullahun, por gjasat për gjetjen e saj janë të vogla.
Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, theksoi se vazhdojnë kërkimet për foshnjën edhe nga familjarët dhe nga vullnetarët.
“Po, po kërkohet ende, por duhet të themi se kërkimet bëhen në rrethana të vështira, nga që e dini se si ishin rrethanat që nga fillimi. Nuk heqim dorë nga kërkimi, mirëpo sa më shumë po kalon koha, aq më tepër po zvogëlohen shanset për gjetjen e foshnjës”, tha Çavkov.
Elifi është e zhdukura e vetme nga katastrofa natyrore e 6 gushtit në rrethinën e Hasanbegut.
