Maqedoni
Liderët u dakorduan , zgjedhjet më 11 dhjetor
31.08.2016 20:39
Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor, qeveria e re do të zgjidhet të premten më 2 shtator...

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor, qeveria e re do të zgjidhet të premten më 2 shtator, redaktore e redaksisë së lajmeve në TVM 1 do të jetë gazetarja Santa Argirova. Pas takimit lideri I BDI-se, Ahmeti konfirmoi marrëveshjen.
”Arritëm marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nga 2 shtatori do të formohet Qeveria e cila do t’i organizojë zgjedhjet. Çfarë kemi diskutuar në takim ndodhet në marrëveshjen e nënshkruar.”
Lideri I PDSH-së tha se më e rëndësishme është që zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe demokratike, por sipas tij PDSH i ka shpresat vetëm tek faktori ndërkombëtar
“Vendosëm për zgjedhje më 11 dhjetor, përgjegjësinë do ta mbajnë ato që e nënshkruajtën dokumentin. Ne shpresën e vetme e kemi te faktori ndërkombëtar. Sa i takon qeverisë kalimtare varianti i parë është kthimi i qeverisë së Marrëveshjes së Përzhinës mes VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së dhe varianti i dytë është që të formohet qeveri me katër partitë me të mëdha ku do të përfshihet edhe PDSH-ja. Ne kemi përsëritur qëndrimin tonë se nuk futemi në qeveri nëse nuk marrim ministra sa BDI-ja”
”Qëllimi jonë ka qenë tashmë një vit të ketë zgjedhje për zgjidhje. LSDM krijonte kriza për t’i shtyrë zgjedhjet. Zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta dënojnë këtë politikë. Është mirë që ata nënshkruajtën që do të shkojnë në zgjedhje. Më 11 dhjetor fjalën e fundit do ta jep populli dhe do ta zgjedhë opsionin e duhur”, tha Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE
"Nga sot regjimi i Gruevskit shkon në histori, më 11 dhjetor do ta fitojmë krimin, varfërinë dhe mafinë. Ju ftoj në mobilizim për fitoren e Maqedonisë. Këto zgjedhje do të jenë referendum. I paralajmërojmë të mos e shkelin marrëveshjen dhe të mos e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale." tha Zoran Zaev, LSDM
Paraprakisht liderët e BDI-së dhe LSDM-së , Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, u dakorduan për anëtarin e pestë shqiptar të Komisionit Ad Hok.
Në një kthesë të papritur të marrëveshjes, u anulua përzgjedhja paraprake e anëtarit kokurent Sefer Tahiri dhe në vend të tij, anëtari shqiptar I komisionit që do të monitorojë mediat 100 ditë para zgjedhjeve, është korrespodenti I TVM 2 nga Gostivari, Lulzim Haziri, I cili paraprakisht as që kishte konkuruar në konkursin e shpallur nga Trupi Ad Hok.
