Us Open, bindin Murray dhe Williams
Vjen përgjigjja e Andy Murray ndaj debutimit jo bindës të Novak Djokovic...

Vjen përgjigjja e Andy Murray ndaj debutimit jo bindës të Novak Djokovic. Skocezi, i freskërt pas medaljes së artë të fituar në Rio, mposhti lehtësisht 3-0 me sete 6-3, 6-2 dhe 6-2, në vetëm një orë e 51 minuta lojë cekun Lukas Rosol.
Murray u shfaq në formë të shkëlqyer duke mos humbur asnjë game me shërbimet e tij. Në raundin e dytë numri dy në botë do të përballet me spanjollin Marcel Granollers, i cili eliminoi argjentinasin Juan Monaco 3-0 me sete, dy të parët me “tie brake”.
Bindëse me formën e treguar edhe Serena Williams, që shorti e kishte vënë përballë ruses Ekaterina Makarova, që në vitin 2012 në Australian Open kishte arritur ta eliminonte amerikanen në fazën e 1/8-ve.
Mirëpo këtë radhë në fushën “Arthur Ashe”, numri një në botë shfaqi supermacinë e saj duke fituar 2-0 me sete me të njëjtin reuzltat 6-3.
Në setin e partë vendosi gejmi i gjashtë i fituar me shërbimet e kundërshtares. Makarova gaboi edhe në gejmin e pestë të setit të dytë, për t’u dorëzuar përfundimisht në gejmin e nëntë po me shërbimet e saj. Për Serenën kjo ishte fitorja e e 305-të në turnetë Grand Slam, vetëm një më pak se rekordi absolut i Martina Navratilovas. Në fazën tjetër Serena Williams do të përplaset me bashkëkombasen e saj Vania King.
