Filloi viti shkollor, 21.213 nxënës të regjistruar në klasë të parë
Nxënësit sot kthehen në bankat shkollore....

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të vendit sot iu kthyen bankave shkollore.
Viti i ri shkollor ka filluar për rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, janë regjistruar 21.213 nxënës në klasa të para, por ky numër nuk është përfundimtar, pasi që regjistrimet në klasë të parë zgjasin edhe gjatë shtatorit.
Mësimi ka filluar edhe në shkollat në vendbanimet e prekura nga vërshimet e 6 gushtit në Shkup. MASh ka njoftuar se komunat kanë sanuar dëmet në objektet shkollore, ku është bërë dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi, që të sigurohen kushte për zhvillimin e papenguar të mësimit.
