Garë ndërkombëtare “Nasa Space Apps Change 2014”
Garën do ta hap zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska....

Teknologë, shkencëtarë, programues, disenjatorë, sipërmarrës dhe studentë nga e mbarë bota do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare që mbahet sot në Shkup.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë për sfidat e dhëna nga ana e NASA-s, bashkë me mentorët dhe ekspertët nga Maqedonia dhe bota. Sivjet ekipet do të punojnë në pesë tema-teknologji në kozmos, fluturimet e njeriut në kozmos, asteroidet, vëzhgimi i Vendit dhe robotika.
Garën do ta hap zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska.
Ngjarja në Maqedoni mbahet për herë të dytë. Si bashkëorganizatorë janë përfshirë 14 organizata studentore, si Parlamenti studentor i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), PS i Fakultetit për Elektronikë dhe Teknologji Informatike, PS i Fakultetit makinerik - Shkup, IAESRE.... Mbështetës i ngjarjes është Telekomi i Maqedonisë.
Gara ndërkombëtare Nasa Space Apps Change 2014 do të mbahet deri të dielën.
