Takim i parlamentarëve rusë dhe ukrainas në Vjenë
Delegacionet parlamentare nga Rusia dhe nga Ukraina sot do të bisedojnë në Vjenë në suaza të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njoftoi ITAR-TASS………

Delegacionet parlamentare nga Rusia dhe nga Ukraina sot do të bisedojnë në Vjenë në suaza të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njoftoi ITAR-TASS.
Iniciativa për këtë takim, që është kontakti i parë mes deputetëve nga dy shtetet nga fillimi i krizës ukrainase, erdhi nga udhëheqësia e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Krahas kësaj, mundësia për takim u shqyrtua nga kryetari i saj Ranko Krivokapiq gjatë vizitës në Moskë dhe Kiev, kumtoi pres-sekretari i Asamblesë, Riçard Solash.
Në fillim parlamentarët do të zhvillojnë negociata bilaterale, pas çka do t'u bashkëngjiten edhe përfaqësuesit e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, thotë Solash.
