Maqedoni
Incident i armatosur në Reçicë të Tetovës, 1 i vrarë dhe dy të plagosur
03.09.2016 12:31
Një I vrar dhe dy të plagosur është epilogu I përplasjes së armatosur në Reçicë të Tetovës...

Nga Sektori për Punë të Brenshme në Tetovë, bëjnë të ditur se nga konflikti I armatosur ka humbur jetën Tetovari 37 vjeçar, ndërsa dy persona të tjetë, njëri nga Reçica e Vogël tjetri nga Tetova të moshës 34 dhe 39 vjeç janë plagosur në këmbë, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore për shkak të lëndimeve të rënda dhe serioze janë dërguar në Klinikat terciare në Shkup.
“Të dyshuar për vrasjen janë dy persona të moshës 30 deri 33 vjeçarë, të cilët në vendin e ngjarjes kanë arritur me makin dhe pas konfliktit verbal 30 vjeçari me armë zjarri ka krisur më shumë pulmba”, tnanë nga SPB Tetovë.
Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen e dy personave janë në arrati dhe pas tyre policia ka shpallur urdhërarrest.
Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë sot informojnë se po ndërmerr masa për zbardhjen e shkaqeve për incidentin.
“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike – Tetovë i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjell deri te kjo vepër penale. Janë dhënë një sërë urdhërash si për kërkim të personave të dyshuar, ashtu edhe urdhëra për mbledhje të gjurmëve dhe gjetjen e dëshmive për zbardhjen e ngjarjes dhe konfirmimin e fakteve”, thuhet në kumtesë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i krim teknikës, me ç’rast janë gjetur gjurmë, gëzhoja, gjurmë gjaku dhe materiale tjera të cilat do të analizohen.
Trupi i personit të vrarë me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar në autopsi.
SANIJE DURAKU
