Maqedoni

Raportohet e humbur 85 vjeçarja nga Shkupi, familjarët kërkojnë ndihëm për gjetjen e saj

03.09.2016 13:42

Raportohet e humbur 85 vjeçarja nga Shkupi, Fatime Idrizi...

Familjaret e 85 vjeçares bëjnë të ditur se  në momentin që ka dal nga shtëpia 85 veçarja ka qenë e veshur me kostum dhe shami ngjyrë kafe.
 
Gruaja e moshës 80 vjeçare vuan nga sëmundja e sklerozës dhe ka dalë prej shtëpisë rreth orës 12:00 të ditës së premte dhe ende nuk është kthyer në shtëpi.
 
"Ka humbur gruaja e mixhës, 85 vjeçare ka humbur dje rreth orës 12, tani më I ka bër 24 orë. Ne e denoncuam rastin edhe në polici, ata na thanë që është mirë të paraqitet raste edhe nëpër medium. Edhe nëse e gjen dikush, ajo sdi të tregon se kush është, ku jeton, pasi që e humbë vetëdijen, vuan nga skleroza. Prandaj është më mirë nëse e shef dikush që të na lajmëron neve ose policin", tha Nusret Idrizi, familjar.
 
Nëse dikush e ka pare ose ka ndonjë të dhënë mundet të paraqitet në numrin 072 545 753 dhe 072545753.
 
SANIJE DURAKU